Treshja duken mjaft të lumtur

Treshja duken mjaft të lumtur

“Pasionet e fshehta” ka qenë një ndër serialet më të pëlqyera, i cili ka rrëmbyer zemrën e publikut, kudo që është transmetuar.

Seriali ka shfaqur historinë e tre vëllezërve të varfër, por të bukur që kanë ‘vjedhur’ zemrat e tri bukurosheve të pasura të familjes Elizondo, por të cilët janë përballur me shumë sfida deri në bashkimin përfundimtar të tyre.

Personazhe të bukura dhe mbresëlënëse të serialit kanë qenë: Natasha Klauss (Sarita) dhe Paola Rey (Himena), të cilat në serial kanë qenë motra. Një personazh tejet i dashur për publikun ka qenë edhe gjyshi tyre, Jorge Cao (Don Martini), i cili me batutat e tij ka fituar zemrat e shumë njerëzve përmes ekranit, shkruan rtv21.tv

Sot këta tre aktorë të dashur u bënë bashkë, me ç’rast aktorja, Natasha apo “Sarita” publikoi një fotografi të bukur në instagram për 609 mijë ndjekësit e saj.

“Kjo treshe e bukur pas disa vitesh, ne do jemi përsëri për ju sot # E mërkurë live, në ora 6:00 në një #instagramlive për të gjithë dashamirët e këtyre ribashkimeve #pasiondegavilanes Gjyshi #Martin @ cao.jorge motra ime #Jimena @paolareyactriz dhe unë  # Sarita”, shkroi Natasha në instagram krahas fotografisë.

“Sarita” tani është 44 vjeçare, “Himena” është 39 vjeçare, ndërsa “Don Martini” ka 75 vjet.

Seriali “Pasionet e fshehta” ka qenë prodhim kolumbian i vitit 2003, i cili ka thyer kufijtë, duke u transmetuar në shumë vende të botës./21Media