Ndryshe nga herët e tjera

Ndryshe nga herët e tjera

Violetë Kukaj është ndër këngëtaret, e cila për dekada me radhë ka argëtuar publikun me këngët e shumta. E rregulluar deri në detaje ajo shihet në çdo paraqitje që ka, ndërsa së fundmi në imazhe ajo është shfaqur më ndryshe.

Artistja ka publikuar dy fotografi së fundmi, në të cilat shihet me veshje sportive, shkruan rtv21.tv

E veshur me veshje të zeza dhe me kapelë të bardhë, këngëtarja duket bukur në fotografitë që ka publikuar dje në instagram për 11 mijë e 200 ndjekësit e saj.

Kujtojmë që, kënga e fundit e Violetës është “Pranvera”, e publikuar më 14 dhjetor, e cila deri tani në Youtube ka mbi 200 mijë klikime./21Media