Arjola natyrale

Arjola natyrale

Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri është ndër aktoret më të dashura nga publiku. Ajo ka mbledhur numër të madh të fansave përmes rolit të “Xhbanes” nga seriali “O Sa Mirë.

Aktorja 33 vjeçare, e cila ka numër të madh të ndjekësve, për ta po mundohet që të jetë sa më aktive. Aktorja në rrjete sociale po publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj, shkruan rtv21.tv

E kur jemi te imazhet, sot bukuroshja Demiri publikoi një foto të bukur, në të cilën shihet natyrale. Në fotografinë e publikuar për 65 mijë e 300 ndjekësit e saj në instagram, aktorja po merr pëlqime dhe komente të shumta.

Në muajin qershor, Arjola Demiri është zgjedhur aktorja më e mirë e Festivalit “MonoAkt 2019”. Demiri në këtë festivali ka interpretuar në monodramën “Dashuritë e virgjëreshës Madalene” me regji të Ben Apollonit./21Media