Si duke çifti  po e shijojnë tej mase qëndrimin në Kosovë

Si duke çifti  po e shijojnë tej mase qëndrimin në Kosovë

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa gjatë qëndrimit në Kosovë, e cila do të performojë në festivalin Sunny Hill, është duke u shoqëruar nga i dashuri i saj, Isaac Carew, i cili nuk heziton që të ndajë momente të ndryshme me ndjekësit e tij në ‘Instagram’, shkruan rtv21.tv

Ai mbrëmë  ka publikuar disa video në instastory, teksa çifti shihet duke vallëzuar së bashku me këngën “Princess Diana” të Ledri Vulës e Lyrical Son,  mbi këtë video ai ka hedhur mbishkrimin, “Princess Diana”,  që la të nënkuptohet se këtë mbishkrim ia ka dedikuar asaj.


Përveç kësaj, ai ka publikuar edhe video tjetër, ku Dua shihet duke vallëzuar me këngën e Elvana Gjatës dhe Florit “Kuq e zi”, Isaac Careww  këtë video e ka shoqëruar me një “emoji” në formë të shqiponjës.

Kjo është hera e dytë që Carew po qëndron në Kosovë, ai edhe në vitin 2016 ka shoqëruar Dua Lipën e cila pat mbajtur një koncert në Prishtinë.

View this post on Instagram

Last night’s pre-party ❤️🧚🏼‍♀️

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Kujtojmë se, Dua Lipa do të performojë në natën e parë të këtij festivali, i cili fillon sonte dhe ka tubuar emra të njohur nga skena muzikore vendore dhe ndërkombëtare./21Media