Dy pitonë janë kapur në video teksa rrotulloheshin duke luftuar me njëri tjetrin

Dy pitonë janë kapur në video teksa rrotulloheshin duke luftuar me njëri tjetrin

Videoja shfaq dy pitonë meshkuj teksa përleshen në terrasën e një shtëpie në New South Wales, ku shihen pitonët duke u rrotulluar e lidhur njëri me tjetrin, shkruan rtv21.tv.

Colin Shoemark që udhëheq faqen ku u postua videoja tha se të dy luftonin për të drejtën e qiftëzimit me një femër potenciale.

Kelly Cox që jeton në shtëpinë ku është bërë filmimi ka komentuar se nuk kishte ide se të dy po luftonin./21Media