Ja disa metoda

Ja disa metoda

Sot, interneti ju jep shumë mundësi të mësoni rreth disa truqeve, të cilat përveç se do t’ua kursejnë kohën, do t’ju kursejnë edhe para. Ja disa metoda të cilat në fillim mund të duken të çmendura, por funksionojnë.

1.Me këtë metodë do ta reduktoni përdorimin e detergjentit

Kjo metodë do t’ju kursejë paratë dhe kohën. Bëjeni një vrimë në sfungjerin e enëve dhe vendosni pak sapun. Lajeni sfungjerin dhe përdoreni për të pastruar.

2.Uji që largon grimin (uji micelar) shërben për të pastruar thembrat e këpucave

Ky produkt i kozmetikës do t’ju ndihmojë t’i “ngjallni” këpucët dhe atletet e vjetra. Ajo çfarë ju duhet të bëni është të vendosni pak nga produkti në një pambuk, pastrojeni pjesën e ndytur dhe pastrojeni me ujë, transmeton rtv21.tv

3.Sfungjerët i mbajnë perimet të freskëta për një kohë më të gjatë

Nëse vendosni sfungjerë në një enë për pemë dhe perime, ato do të absorbojnë të gjithë lagështinë dhe aromën nga ushqimi dhe do të qëndrojnë të freskëta për një kohë të gjatë./21Media