Disa njerëz gjejnë kohë për pak gjumë gjatë përditshmërisë së tyre

Disa njerëz gjejnë kohë për pak gjumë gjatë përditshmërisë së tyre

Në kohën kur shoqëria njerëzore po zhvillohet me hapa gjigantë, në të njëjtën kohë njeriu është duke ia ‘vjedhur’ vetes me dhjetëra orë gjumë. Në fakt, ne nuk e dimë rëndësinë e vërtetë të gjumit.

Gjumi ndikon drejtpërsëdrejti në sistemin endokrin dhe metabolizmin, që ndikojnë direkt në gjenerimin e hormoneve dhe rigjenerimin e energjisë.

Gjumi ka efekt direkt në funksionimin e rregullt të trurit, në aftësinë e përqendrimit dhe të ruajtjes së memories. Na bën më elastik kur kemi të bëjmë me vendimmarrjen dhe gjykimin. Gjumi gjithashtu rrit aftësitë motorike dhe reaksionin.

Të gjithëve u ndodhë që ndonjëherë të mbeten pa pikë fuqie, krejtësisht të lodhur nga sprovat e jetës dhe vështirësitë e saj. Duke e ditë rëndësinë e tij, disa njerëz gjejnë kohë që atë ta bëjnë edhe gjatë përditshmërisë së tyre. /21Media