Maska të ndryshme nga niseshtja

Maska të ndryshme nga niseshtja

Nga maskat anti-plakje deri tek deodoranti natyral niseshte arrinë që të bëjë mrekullira.

Përzieni 1/4 e filxhanit me niseshte misri, 1 të bardhë veze dhe 2 lugë qumësht. Këtë maskë  aplikojeni në  fytyrën tuaj dhe lëreni për 20 minuta ose derisa të jetë e thatë dhe fytyra juaj të ndihet e tendosur. Shpërlajeni me ujë të vakët dhe përdoreni këtë maskë rregullisht për të parandaluar rrudhat e imëta.

Me këtë produkt ju mund ta pastroni lëkurën nga qelizat. Lagni pak fytyrën dhe me mollëzat e gishtave lyeni lëkurën me pak niseshte misri. Për pesë minuta masazhojeni lëkurën me lëvizje rrethore e më pas lyeni lëkurën me pak mjaltë për një shkëlqim më të gjallë.

Niseshten mund ta përdorni edhe si deodorant natyral. Spërkasni pak sqetullat me alkool etilik dhe lëreni lëkurën të thahet plotësisht. Më pas fërkojeni me niseshte misri për të parandaluar aromën e pakëndshme të djersës.

Ky produkt ndikon edhe kundra djegieve të lëkurës. Nëse jeni djegur nga dielli atëherë përzieni niseshte misri me pak ujë e pastën homogjene aplikojeni në zonat e djegura të lëkurës. Mbajeni për disa orë e më pas shpëlajeni lëkurën me ujë të vakët./21Media