Aroma e parfumit të qëndrojë më gjatë në lëkurën tuaj

Aroma e parfumit të qëndrojë më gjatë në lëkurën tuaj

Shumë femra dhe meshkuj janë të dhënë pas aromës së parfumeve, aq sa dëshirojë që gjatë gjithë ditës të mbajnë atë aromë në trupin e tyre.

Më poshtë, keni disa këshilla për të bërë aromën e parfumit të qëndrojë më gjatë.

Spërkatuni me parfum pas dushit, kur poret e lëkurës janë ende të hapura.
Hidratoni lëkurën, pasi sa më e hidratuar të jetë ajo, aq më shumë do të zgjasë aroma e parfumit.
Përdorni një krem me të njëjtën aromë.
Aplikojeni në vendet e duhura, në pulsin e dorës, pas veshëve dhe në qafë.
Mbajeni në një vend të freskët dhe të thatë, që të jetë larg dritës së diellit./21Media