Për një aromë më të mirë

Për një aromë më të mirë

Shumica nga ju përdoni shumë shpesh mikrovalën. Pasi ti ngrohim ushqimet, aroma e tyre mbetet në muret e furrës dhe kështu mikrovala do të kundërmojë.

Ju mund të gjeni ndonjë mënyrë natyrale se si të shpëtoni nga ky problem. Një shembull I mirë është përdorimi i limonit për pastrimin e aromës së furrës.
Pasi ta prisni limonin në feta të holla, futini ato në një tas me ujë dhe lëreni të nxehet për 2-3 minuta. Avulli I ujit me limon ndihmon në shpërndarjen e aromave që kanë ngecur në mikrovalë.

Pas kësaj ju me një leckë ju mund t’i pastroni mbetjet e ushqimit./21Media