Disa këshilla si t'i mbroni flokët gjatë verës

Disa këshilla si t’i mbroni flokët gjatë verës

Ashtu si lëkura, edhe flokët duhet të mbrohen në verë nga dielli. Rrezet e diellit janë të dëmshme, era i than flokët dhe dobëson rrënjën e tyre. Rrezet UV largojnë melaninën që u jep shkëlqim flokëve.

Për të shmangur tharjen e flokëve aplikoni vaj me faktor mbrojtës para ekspozimit në diell. Ai do t’i forcojë flokët, do t’i mbrojë nga rrezet e dëmshme dhe do t’u japë shkëlqim. Ashtu si edhe për kremin me faktor mbrojtës, edhe vaji duhet të aplikohet çdo dy orë dhe pas notit.

Mund të zgjidhni të përdorni një kapele apo një shami për të mbrojtur lëkurën dhe për të shmangur djegien nga dielli.

Mbajini flokët të mbledhur për të shmangur këputjen e tyre, sidomos gjatë dushit. Gjatë ditës mund të bëni gërsheta të ndryshëm, i japin stil pamjes suaj dhe janë praktikë dhe mbrojtës në të njëjtën kohë.

Lajini flokët menjëherë me ujë të freskët pasi të jeni larë në det ose pishinë, për të hequr kripën apo klorin të cilët dobësojnë kurorën e kokës.

Hidratimi është i rëndësishëm jo vetëm për trupin dhe shëndetin, por edhe për të pasur flokë të ushqyer, andaj këshillohet të pini sa më shumë ujë./21Media