Zbokthi është një gjendje e mërzitshme estetike

Zbokthi është një gjendje e mërzitshme estetike

Nëse vuan nga zbokthi në flokë, lëkura e thatë e kokës mund të kërkojë një trajtim  të shpeshtë për ta eliminuar. Sa më shumë ta kruash skalpin, aq më shumë zbokth do të shohësh që andej dhe kjo gjendje bezdisëse bëhet si një rreth vicioz.

Studimet e fundit kanë treguar se masazhimi i lëkurës së kokës me vaj livando e bën më të butë lëkurën dhe trajton në mënyrë të dukshme tharjen e saj duke eliminuar kështu dalëngadalë edhe zbokthin. Nëse e përsërit shpesh këtë trajtim të thjeshtë (vaj livando gjendet në çdo farmaci), përfitimet nga ky masazh i thjeshtë do të jetë të dukshme.