Keni kujdes

Keni kujdes

Gazrat janë pjesë normale e procesit të tretjes, por shumë persona kanë probleme me to.

Dhimbja e barkut dhe fryrja mund të përkeqësohen nga çdo gjë që shkakton diarre apo kapsllëk, shkruan rtv21.tv.

Dr. Albana Duni, gastro-hepatologe thotë se shumë njerëz mendojnë që kanë më tepër gazra, ndërkohë që realisht mund të kenë sasi normale. Gazi gjithashtu mund të shkaktohet nga ushqimi i tepërt, përtypja e çamçakëzit, duhanpirja dhe konsumimi i disa llojeve të ushqimit.

Në të shumtën e rasteve gazi shkaktohet nga ushqimet që konsumoni. Ndërsa për t’i larguar gazrat duhet të hani sa më shumë karamele mente, pini çaj kamomili dhe të bëni aktivitete fizike. Largoni çamçakëzat dhe pijet me gaz nga dieta juaj ushqimore./21Media