Hemorroidet shkaktojnë dhimbje të mëdha dhe të mundueshme

Hemorroidet shkaktojnë dhimbje të mëdha dhe të mundueshme

Për të parandaluar shfaqjen e hemorroideve gjatë shtatëzanisë pasi që ato shkaktojnë dhimbje të madhe, ju duhet të shmangni kapsllëkun.

Përveç kësaj, ju duhet të ushqeheni me ushqime të pasura me fibra, si fruta, perime dhe të pini sa më shumë lëngje. Duke mos i lën anash as ushtrimte fizike si dhe të keni kujdes t’i evitoni qëndrimet ulur në tualet për periudha të gjata kohore, veçanërisht kur uleni në karrige të forta.

Rëndësi të madhe duhet t’i kushtuar edhe higjienës rreth anusit. Po ashtu qëndroni në një vaskë apo enë me ujë të ngrohtë. Shtoni miell tërshëre ose sodë buke sepse lufton kruarjen, transmeton rtv21.tv.

Qëndroni të shtrirë në krahë në mënyrë që të mos i bëni presion anusit, shkruan healthline.

Duhet të këshillohuni me mjekun për t’i mbajtur nën kontroll hemorroidet gjatë kohës së shtatzënisë. Në rast se masat që keni marrë vetë nuk janë të dobishme, atëherë mjeku mund t’ju rekomandojë një krem ose pomadë që i tkurr ato./21Media