Maskë për flokë të butë dhe me shkëlqim  

Maskë për flokë të butë dhe me shkëlqim  

Nëse keni flokë të dobët e pa jetë, kemi një zgjidhje natyrale që do t’ju ndryshojë pamjen! Është shumë e lehtë për t’u përgatitur.

Përbërësit:
1 e bardhë veze
1 banane
100 ml birrë
2 lugë mjaltë (50g)

Përgatitja:
Vendosim të bardhën e vezës në një tas dhe e përziejeni për një ose dy minuta. Bananen e shtypim në formë pureje dhe e përziejme me vezën. Shtojme birrën dhe mjaltin dhe i përziejmë mirë për të përftuar një mase homogjene.

Aplikimi:
Përzierja aplikohet që nga rrënja deri te maja. Lihet për dy orë në mënyrë që floku të marrë të gjitha velrat e përbërësve. Përsëriteni maskën dy ose tri herë në javë.
Floku do të jetë me shkëlqim dhe i butë; përfitimet e maskës kundër rënies do të jene të dukshme pas disa javësh aplikimi.