Artistet shqiptare performuan në sfilatën e "Victoria's Secret"

Artistet shqiptare performuan në sfilatën e “Victoria’s Secret”

Dy këngëtaret e njohura shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Rita Ora kanë performuar mbrëmë në sfilatën e “Victoria’s Secret”.

Rita Ora shkëlqente në të zeza, përderisa Bebe Rexha ishte veshur e gjitha në ngjyrën rozë, shkruan rtv21.tv

Të dy artistet mahnitën të pranishmit me performancat e tyre, Bebe Rexha këndoi këngën  “I’m a Mess” ndërsa Rita Ora këngën “Let You Love Me”.

Sfilata është mbajtur mbrëmë më 8 nëntor në qytetin New York, por do të shfaqet në ekranet televizive tek më datën 2 dhjetor, raportojnë mediat e huaja.

Përpos dy këngëtareve me origjinë shqiptare në këtë sfilatë performuan edhe : Hasley, The Sruts, Shawn Mendes etj.

Sa i përket modeleve fronin në sfilatën e mbrëmshme e mban Kendall Jenner, e cila njëkohësisht është edhe modelja më e paguar e vitit 2018./21Media

The runway masters: Barbara Palvin, Yasmin Wijnaldum, Winnie Harlow, Gigi Hadid, Kendall Jenner and Alexina Graham