Nishani: Duke më nderuar me Jahjagën më shtoni edhe më shumë privilegj

Nishani: Duke më nderuar me Jahjagën më shtoni edhe më shumë privilegj

Me rastin e 20- vjetorit të çlirimit të komunës së Vitisë ky qytet ka shpallur qytetar nderi ish- presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ish- presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishanin.

Kryetari i Vitisë, Skënder Haliti, tha se 20 vjet më parë Vitia mori frymë lirshëm fal kontributin të UÇK-së dhe ndihmës e aleatëve ndërkombëtar. Sipas tij mirënjohja më e mirë për lirinë ndaj gjithë atyre që kontribuuan është puna e mirë për ndërtim të vendit dhe të një shoqërie demokratike.

Presidenti Nishani tha se është tejet i nderuar që sot u shpall qytetar nderi i Komunës së Vitisë, duke shtuar se edhe më i nderuar ndjehet meqë këtë titull e ka pranuar bashkë me ish-presidenten Jahjaga.

Duke me ftuar dhe duke më nderuar së bashku me presidenten, Atifete Jahjaga ma shtoni edhe më shumë këtë nder dhe privilegj pasi me bashkoni edhe mu që të nderoj bashkë me ju një personalitet si zonja Jahjaga, zëri, kontributi përparimtar që bëri dhe civilizues i saj që ka bërë nder të madh Kosovës…. Nderi dhe vlerësimi që sot më adresohet prej personalitetit tuaj dhe në emër të atij përfaqësimi të nderuar të qytetarëve të Vitisë që ju e bartni janë aq shumë për mua sa në fakt është e vështirë që ta formuloj një adresim të plotë dhe të merituar për të shprehur gjithë mirënjohjen“, theksoi Nishani.

Ish-presidenti shqiptar, teksa ka uruar 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës, tha se këtë vit Kosova po shënon 20 vjetorin e rezistencës popullore mbi barbarinë serbe dhe 20 -vjetorin  e nisjes së një partneritetit të rëndësishëm me vendet perëndimore.

Nishani po ashtu tha se toka e Kosovës u pushtua nga shumë pushtues por asnjëri prej tyre nuk arriti ta zhbëjë popullin e saj.

Gjatë kësaj ceremonie  kryetari i Komunës së Vitisë ka ndarë edhe Çelësin e Qytetit për këto dy personalitete./21Media