Jahjaga e Kadare bisedojnë për një çështje të rëndësishme kulturore

Jahjaga e Kadare bisedojnë për një çështje të rëndësishme kulturore

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit në Tiranë sot është takuar me shkrimtarin e njohur Ismail Kadare.

Jahjaga ka bërë të ditur se me Kadaren kanë biseduar për nevojën e rimëkëmbjes kulturore në hapësirat shqiptare për të rigjeneruar dhe forcuar vlerat demokratike.

Ajo ka takuar sot edhe presidentin Ilir Meta.

“Sot pata një takim shumë të mirë me Presidentin Ilir Meta, ku biseduam mbi sfidat me të cilat ballafaqohen shoqëritë tona dhe praktikat më të mira për një zhvillim të qëndrueshëm shoqëror”, ka shkruar Jahjaga./21Media