Edhe Jahjaga ironizon me Brnabiq

Edhe Jahjaga ironizon me Brnabiq

Ish-presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga nga malet ka reaguar pas deklaratës ofenduese te kryeministres serbe, Ana Brnabiq.

Brnabiq kishte thënë se shqiptarët vijnë nga mali, por Jahjaga iu përgjigjë në mënyrën më të mirë duke postuar dy fotografi pikërisht nga bukurit malore të Kosovës me një mbishkrimë fjalëpak.

“Ne mburremi me malet tona!#literallyfromthewoods”, ka shkruar Jahjaga.

Kryemistrja e Serbisë, Ana Brnabiq kishte bërë një deklaratë raciste në prani të ambasadorit të BE-së, Sem Fabrizi, duke thënë “njerëz që kanë dalë nga mali” dhe se “ka edhe terroristë, por që nuk janë dënuar”, duke iu referuar krerëve të shtetit në Kosovë, të cilët, sipas saj, bëjnë garë se kush është shovinisti dhe nacionalisti më i çmendur.

Lidhur me këtë deklartë kanë reguar edhe krerët shtetëror si dhe diplomatja kosovare, Vlora Çitaku. “Në fakt, sapo erdha nga malet”, kishte shkruar Çitaku sipër një imazhi të publikuar në rrjetin social, “Facebook”.

Ministria e Jashtme e Kosovës ka bërë me dije se asnjëherë Brnabiqit nuk do t’i lejohet hyrja në Kosovë për shkak të deklaratave raciste dhe ofenduese./21Media