Temë bisede marrëdhëniet mes dy shteteve

Temë bisede marrëdhëniet mes dy shteteve

Ish-Presidentja Jahjaga takon Lartmadhërinë e Tij Mbretin Abdullah të II-të në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë

Gjatë vizitës në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, ish-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga u takua me Lartmadhërinë e Tij Mbretin Abdullah të II-të në Pallatin Al Husseiniya.

Ata biseduan për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy shteteve dhe për zhvillimet e bëra drejt emancipimit të grave dhe vajzave, inkuadrimit të tyre në procese vendimmarrëse dhe për hapat e ardhshëm në këtë drejtim.

Presidentja Jahjaga falënderoi Lartmadhërinë e Tij për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për ndihmën e dhënë gjatë kësaj periudhe./21Media