Jahjaga uron 12-vjetorin e Pavarësisë

“Urime ditëlindjen e 12-të Kosova ime!”

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar Kosovën me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë. Jahjaga u shpreh se ende ka shumë bërë tu bërë për një Kosovë të fuqishme ekonomike.

“Urime ditëlindjen e 12-të Kosova ime! Kemi sakrifikuar shumë për të arritur këtu ku jemi. Kemi tejkaluar shumë sfida, dhe kemi punuar shumë. Por, për ty, kemi ende për të dhënë. Shumë më shumë. Për të bërë vendin që e kemi ëndërruar me gjenerata – një Kosovë e fuqishme ekonomikisht, që ofron jetë të mirë dhe mundësi për të gjithë. Sot dhe përgjithmonë – paqim gjithmonë arsye për të festuar për ty.”, shkroi Jahjaga./21Media

Back to top button