Votoi ish-presidentja e Kosovës

Votoi ish-presidentja e Kosovës

Të drejtën për të votuar sot e shfrytëzoi edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Pas votimit, Jahjaga ftoi të gjithë qytetarët që të përmbushin obligimin e tyre qytetar dhe demokratik.

Sot, kryva obligimin tim qytetar dhe votova për legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote të përmbushin obligimin e tyre qytetar dhe demokratik. Vota e secilit prej jush vlen”, shkroi Jahjaga në Facebook.

Janë 1 milion e 937 mijë e 869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilët do të kenë mundësi t’i votojnë për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1  mijë e 67 kandidatë për deputetë. Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues.

Deri në orën 11:00 kanë votuar 182 mijë e 469 votues, apo 9.61 për qind./21Media