Veprat e autores që lanë gjurmë

Veprat e autores që lanë gjurmë

Maya Angelou e lindur me 4 Prill 1928 ishte poete, këngëtare dhe aktiviste e të drejtave civile amerikane.

Ajo ka një histori të letërsisë mjaft të gjatë. Botoi shtatë autobiografi, tre libra me ese, disa libra me poezi, filma dhe shfaqje televizive që përshkojnë mbi 50 vjet.

Ajo u respektua si një zëdhënëse për njerëzit dhe gratë e zeza, dhe veprat e saj janë konsideruar një mbrojtje e kulturës së zezë. Punimet e saj përdoren gjerësisht në shkolla dhe universitete në mbarë botën.

Poetja la pas gjithë krijimtarinë e saj më 28 maj 2014. Maya Angelou ishte drejtoresha e parë me ngjyrë në Hollywood, Angelou shkroi, prodhoi, drejtoi dhe luajti në prodhime për skenë, film dhe televizion.

Këtu mund të lexoni njërën nga poezitë e gruas e cila fitoi mbi 30 çmime./21Media

Mund të gëzohesh se po më braktisë,
Se nga dhimbja e gjitha po mpihem
Ti mendon se po më shkel me këmbë,
Por si pluhur, unë përsëri do ngrihem.

Të shqetëson kryelartësia ime?
Ç’gjë të shkaktoi, papritur mërzinë?
Se unë rri sikur kam puse me naftë,
Që burojnë aty poshtë në kuzhinë?

Njësoj si dielli, njësoj si hëna
Në baticat në harmoni
Njësoj si shpresa që çohet lart,
Unë do ngrihem përsëri.

Dëshiroje të më shihje të thyer,
Me kokë të ulur e sy me lot,
Me supe varur si lule tharë,
Grua e mjerë që një fjalë se thotë?

Mos të lëndon krenaria ime,
Mos ndoshta kujton se po lajthis,
Se qesh sikur kam miniera ari,
Atje prapa, në oborrin e shtëpisë?

Mund të më qellosh me fjalët e tua,
Mund ti plagosësh syte e mi,
Mund të më vrasësh me urrejtjen tënde,
Por njësoj si era do ngrihem përsëri.

Brengosesh se jam e bukur, seksi,
Pse te kapi papritur habia?
Se une eci sikur kam diamante
Aty ku takohen kofshët e mija?

Nga kasollet e turpit te historisë
Unë ngrihem
Nga e kaluara e hidhur, mes bukurisë
Unë ngrihem;
Jam ujvarë e lartë, e zezë freskuese,
Po fryhem e derdhem po aq tmerruese.

Duke lënë pas frikën e natës së gjatë
Unë ngrihem
Në një agim mrekullisht të qartë
Unë ngrihem
Duke bartur dhuntitë e të pareve të mij
Jam ëndrra dhe shpresa e skllaves për liri
Unë ngrihem përsëri,
përseri ngrihem
Ngrihem përsëri!