Ajaxi pas dy ditësh do të ndeshet me Chelsean

Ajaxi pas dy ditësh do të ndeshet me Chelsean

Legjenda holandeze, Ruud Gullit ka paralajmëruar Ajaxin për yllin e Chelseas, Tammy Abraham.

Abraham është në formë shumë të mirë pasi ka arritur të shënoi 9 gola në të gjitha garaët këtë sezon.

Gullit ka thënë se është i shqetësuar për anglezin dhe beson që edhe trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag është i shqetësuar për të gjithashtu.

“Posedimi i topit do të këtë rëndësi të madhe. Jam kurioz ta di si do të luaj Abraham kundër mbrojtjes së Ajaxit. Mendoj se edhe trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag, është i shqetësuar gjithashtu”, u shpreh ai.

Ajax do të presë Chelsean këtë të mërkurë në kuadër së Ligës së Kampionëve.