O’Connell ka reguar për sulmin ndaj Stavilecit

O’Connell ka reguar për sulmin ndaj Stavilecit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka reaguar ndaj sulmit fizik që është kryer sot ndaj Vitore Stavilecit, bashkëshortja e ministrit në detyrë Blerand Stavileci.

“Unë jam i tmerruar nga sulmi frikacak ndaj Vitore Stavilecit. Shpresoj dhe jam i sigurt që fajtorët të kapen dhe të dënohen, kurse znj.Stavileci të rimëkëmbet shpejt”, ka shkruar në facebook O’Connell.