Artisti i vdekur do të rikrijohet përmes imazheve kompjuterike

Artisti i vdekur do të rikrijohet përmes imazheve kompjuterike

Aktori James Dean ka vdekur në vitin 1955, në moshën 24 vjeçare, por teknologjia sot e bën të vetën. Figura e tij do të kthehet sërish, këtë në mënyrë të papritur në ekranin e madh televiziv.

Kjo ikonë kulture, i vlerësuar për rolet në filmat “Rebel Without a Cause” dhe “East of Eden”, do të përfshihet në kastën e aktorëve në dramën-aksion dedikuar luftës së Vietnamit të titulluar “Finding Jack”, shkruan rtv21.tv

Ky projekt me regji të Anton Ernst dhe Tati Golykh, vjen në jetë nga produksioni i lansuar i këtyre dy prodhuesve të filmave “Magic City Films”. Ernst e Golykh, të drejtën për ta shfrytëzuar imazhin e Dinit e morën nga familja e tij.

Në rikrijimin e versionit real të James Dean do të punojnë kompania kanadeze VFX Imagine Engine dhe kompania afrikano-jugore, MOI Worldwide.

Ngjarja në filmin “Finding Jack” bazohet në romanin Maria Sova të Gareth CroCrocker. Ai paraqet mbi jetimin dhe braktisjen e më shumë se 10 mijë  qenve ushtarak, kah fundi i luftës në Vietnam. Aktori i ndjerë falë teknologjisë do të paraqitet në rolin e personazhit të quajtur Rogan, që konsiderohet rol dytësor.

Filmi “Finding Jack” do të jetë me skena aksion, ndërkohë që The Hollywood Reporter bëri të ditur se personazhi i Dean do të ndërtohet përmes sistemit kompjuterik për nxjerrje të imazheve, me shfrytëzim të videove të tija dhe fotografive. E zërin për rolin e tij do ta huazoj një aktor tjetër.

Prodhimi i filmit “Finding Jack” do të fillojë me 17 nëntor 2019, ndërkaq synimi me këtë film është që të lansohet në ditën e veteranëve në vitin 2020.

Prodhuesit e këtij filmi shpresojnë se sjellja në jetë e imazhit të Dinit me anë të kompjuterëve, do të hapë rrugë edhe për rikrijimin e imazheve të aktorëve të tjerë të njohur, tashmë të vdekur./21Media