LeBron James ka qenë vendimtar në fitoren ndaj Miami Heat

LeBron James ka qenë vendimtar në fitoren ndaj Miami Heat

Cleveland Cavaliers ndonëse në krizë të rezultateve, ndal hapin e Miamit Heat, duke e mposhtur me rezultat të ngushtë, 91:89 skuadrën nga Florida në Quicken Loans Arena.

LeBron James fitoi duelin me Goran Dragiq dhe njëherësh me ish-skuadrën e tij, tek e cila ka kaluar katër vite, pasi realizoi 24 pikë kundrejt 18 të basketbollistit slloven.

Cavs arritën të ruanin kryesimin thuajse gjatë gjithë pjesës së parë, por pikërisht në fundit e periudhës së dytë Heat kthyen rezultatin. Loja ishte e ekuilibruar deri në sekondat e fundit, por vendasit arritën të ishin më të qetë, duke fituar me vetëm dy pikë diferencë. Cleveland me këtë sukses ruan vendin e tretë që i kërcënohej pikërisht nga Miami.

Bindëse fitorja, 103:73 e Boston Celtics ndaj New York Nicks, dy skuadra këto nga Konferenca e Lindjes.

Një përballje pa shumë histori në TD Garden, me njujorkezët që arritën të rivalizonin vetëm në pjesën e parë, ndërsa në dy periodat e fundit thuajse nuk ekzistonin mbi parket, aq sa në 12-minutëshin përmbyllës realizuan vetëm 8 pikë.

Terry Rozier me triple-double prej 17 pikësh, 11 kërcimesh dhe 10 asistimesh, ishte ndër më të mirët në fushë për Celtics.