Lëndohet mesfushori i Realit

Lëndohet mesfushori i Realit

James Rodriguez do të qëndrojë tri javë larg fushës së gjelbër. Këtë vendim e dha stafi mjekësor i Real Madridit, pas ekzaminimeve që i bënë futbollistit.

Mesfushori ka pësuar një lëndim në gju. James, i cili nuk po arrin të bindë trajnerin Zinedine Zidane që ta aktivizojë rregullisht me Realin, kishte udhëtuar me ekipin kombëtar të Kolumbisë.

Gjatë stërvitjes me Kolumbinë, James është lënduar në gju dhe dje është rikthyer në Madrid./21Media