Ylli kolumbian nuk ka dashur të vazhdojë të luajë me bavarezët

Ylli kolumbian nuk ka dashur të vazhdojë të luajë me bavarezët

James Rodriguez ka përfunduar huazimin dy-vjeçar te Bayern Munich dhe do të kthehet te Real Madridi.

Këtë lajm e ka konfirmuar klubi gjerman, që përmes një komunikate njofton se futbollisti nuk ka dashur të vazhdoj të qëndrojë në Allianz Arena.

Jam takuar me të dhe në një bisedë personale më ka kërkuar që ne si klub mos të aktivizojmë të drejtën e blerjes, pasi ai dëshiron të luajë diku tjetër”, ka thënë drejtori menaxhues i Bayernit, Karl Heinz Rummenigge për Sport 1.

Është e vështirë që James të gjejë vend edhe te Reali edhe për faktin që nuk ka marrëdhënie të mira me Zinedine Zidane, prandaj ai pritet të gjejë një skuadër të re për ta vazhduar karrierën.