James te Napoli

James te Napoli

Ylli i Kombëtares së Kolumbisë, James Rodriugez, do të largohet nga Real Madrid, për t’iu bashkuar Napolit në Serie A.

Siç raporton “Il Mattino”, skuadra nga Serie A po punon për të përfunduar detajet e fundit, para se James të zyrtarizohet.

27 vjeçari te Napoli do të gjejë edhe Carlo Ancelottin, me të cilin ka punuar te Real Madrid dhe Bayern Munich.

Gjatë karrierës së tij, James ka veshur edhe fanellën e Banfield, Portos dhe Monacos.