“Bombat” për “Monstrën” nxjerrin fakte shokuese

“Bombat” për “Monstrën” nxjerrin fakte shokuese

“Bombat” të cilat po dëgjohen në seancën e sotme për rastin Monstra, kanë nxjerrë informacione të pa dëgjuara më parë.

13 “bomba” biseda telefonike nga gjithsej 25 janë dëgjuar deri tash në Gjykatën Penale për rastin “Monstra”, raporton TV21.

Në përgjithësi në biseda dëgjohet ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulovska duke biseduar me ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieskin, Nikola Gruevski dhe Saso Mijalkovin.

Në një bisedë ne mes Mile Janakieskit dhe Kire Boshkovit e incizuar më 13 prill 2012, Boshkov e pyet Janakieskin nëse ka ndonjë informacion për vrasjen e fëmijëve. Janakieski është dëgjuar me Jankulovskën dhe thotë se fëmijët kanë qenë të qetë, nuk kanë qenë kriminelë dhe narkomanë.

Janakieski shton se janë vrarë “rafall” pra janë gjuajtur edhe në kokë, ndërsa peshkatari është vrarë pasi që ka qenë dëshmitar i ngjarjes.

Në një bisedë Gordana Jankulovska me Mile Janakieskin thotë se është rast më i rëndë se vetë lufta dhe se në Maqedoni asnjëherë nuk ka pasur vrasje të këtillë të civilëve.

Gjatë seancës dëgjimore gazetarëve nuk iu lejua përdorimi i telefonave./TV21