Janari i acartë i 2006-ës për Kosovën

Qytetarët duronin të ftohtit e madh për të bërë homazhe për Rugovën

Sot 13 vjet më parë ka vdekur ish-presidenti i parë i Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova. Qindra njerëz nga Kosova dhe më gjerë kanë pritur me radhë të tëra për të bërë homazhe pranë arkivolit të Rugovës.

Përveç vdekjes së Rugovës, janari i vitit 2006 kujtohet edhe për dimrin e ftohtë që kishte mbretëruar në vend. Edhe përkundër motit ekstrem, qytetarët kishin pritur me orë për të të bërë homazhe te arkivoli i Rugovës në Kuvendin e Kosovës.

Radha e gjatë e qytetarëve që kanë qenë duke pritur jashtë Kuvendit shihet nga një video që Associated Press e kishte shpërndarë në Youtube në vitin 2015.

Ndërkohë, sot në përvjetorin e 13-të të vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, kryesia e LDK-së ka bërë homazhe te varri i tij. Kryesia e LDK-së po ashtu kanë bërë vizitë edhe te familja Rugova. Në këtë përvjetor është thënë se për idealet e tij për një Kosovë paqësore dhe të zhvilluar ekonomikisht, duhet edhe shumë punë për t’u bërë.

Ish-Presidenti, Ibrahim Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006.

Back to top button