Pas obduksionit dhe analizave do të mirren mostrat për identifikimin e ADN-së

Pas obduksionit dhe analizave do të mirren mostrat për identifikimin e ADN-së

Sot janë gjetur mbetjet mortore të një personi në fshatin Zallq të Komunës së Istogut, afër varrezave të këtij fshati.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar drejtori i Institutit për Mjekësi Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

Ai ka bërë të ditur se mbetjet e gjetura mortore janë të një personi të moshës 7 deri në 12 vjeç.

“Por pas obduksionit dhe analizave do të mirren mostrat për identifikimin e ADN-së”, ka bërë të ditur Gërxhaliu, i cili ka shtuar se analizat do të zgjasin rreth dy muaj.

Ai ka sqaruar se mbetjet e gjetura mortore do të dërgohen në ICMP (Komisionin ndërkombëtar për personat e pagjetur) në Hagë.

I pyetur se gjetet mortore a janë të luftës së fundit në Kosovë, drejtori i Institutit për Mjekësi Ligjore ka theksuar se kjo do të dihet sakt pas obduksionit./21Media