Pas 3 orësh pritet të arrijnë në Prishtinë trupat e dy të rinjve

Pas 3 orësh pritet të arrijnë në Prishtinë trupat e dy të rinjve

Janë nisur për në Kosovë trupat e dy të rinjve nga Gjilani që humbën jetën si pasojë e tërmetit në Shqipëri. Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.

Ai ka thënë se trupat janë nisur para 40 minutave nën përcjelljen e Dr.Arsim Gërxhaliu nga mjekësia ligjore.

Ndërsa, Dr.Arsim Gërxhaliu i kontaktuar nga portali rtv21.tv bëri të ditur se trupat do të arrijnë për 3 orë. Ai tha se kanë ardhur vullnetarisht t’i ndihmojnë familjes, ndërsa bëri të ditur se tani do të vazhdojnë Thuman, ekipi i mjekëve të shoqëruar nga kolegët e Shqipërisë.

Në mesin e viktimave që humbën jetën nga tërmeti në Shqipëri gjenden edhe kosovarë nga Gjilani, Shemsedin dhe Isa Abazi.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka anuluar të gjitha aktivitetet kulturore e muzikore për 28 nëntor dhe ka vendosur që mjetet e parapara t’i dedikohen familjes Abazi.

Deri tani ka shkuar në 29 numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri, teksa raportohet për qindra të lënduar./21Media