Katica Janeva është lëshuar nga prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion

Katica Janeva është lëshuar nga prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion

Më pak së një orë ka zgjatur marrja në pyetje e ish-kryeprokurores Speciale Katica Janeva, e cila sot me pranga në duar dhe nën shoqërimin e policisë u dërgua në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion për të dëshmuar para prokurores Villma Ruskoska për rastin “Reket”, raporton TV21.

Katica Janeva është lëshuar nga prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, e cila ishte thirrur për të dhënë dëshmi për rastin “Reket”. Janeva përveç Irena Fërçkoska do të ketë avokat të dytë, ajo ka angazhuar edhe Delo Kadiev, i cili dha deklaratë pas marrjes në pyetje i cili tha se tani do të jetë në gjendje të paraqesë kërkesë për heqjen e paraburgimit dhe t’i mundësojë Janevës të mbrohet në liri.

“ Ne u njoftuam sot se nesër do të njoftohemi për përfundimin e hetimit. Ne e konsiderojmë këtë si shkelje të Ligjit, pasi Prokuroria është e detyruar ta dëgjojë të dyshuarin para se të përfundojë hetimi”, tha Irena Fërçkoska.

“Pas përfundimit të hetimit bie pika 2, duke krijuar kështu mundësinë që paraburgimi të mbesë nën pikën 1, ajo është ikje. Kjo hap mundësin për të mbrojtur veten në liri. Ne edhe nesër kur ta marrim njoftimin, do të paraqesim menjëherë shfuqizimin e paraburgimit duke ofruar garanci”, deklaroi avokati i dytë i Janevës Delo Kadiev./21Media