Një nga arsyet e dorëheqjes së Sundstrom-it, zgjedhja e Handke si fitues i Nobelit

Një nga arsyet e dorëheqjes së Sundstrom-it, zgjedhja e Handke si fitues i Nobelit

Shkrimtarët Kristoffer Leandoer dhe Gun-Britt Sundstrom dhanë dorëheqje nga Komiteti i Nobelit për arsye, siç theksohet në deklaratat e tyre dhënë mediave në Suedi, të mos funksionimit të punës dhe ndryshimeve tepër të ngadalshme në metodat e punës së Akademisë suedeze të Nobelit!

Shkrimtarja Sundstrom deklaroi po ashtu se një arsye tjetër e vendimit të saj për të lënë punën është edhe zgjedhja e Peter Handke si fitues i Nobelit në leterësi për vitin 2019!

Komiteti i Nobelit është formuar në vitin 2018 si organ ndihmës i Akademisë me qëllim të ndihmës në përzgjedhjen e fituesve të çmimit Nobel, por që sipas shkrimtarëve në fjalë nuk u morën parasyshë propozimet e tyre dhe Akademia suedeze bëri zgjedhjen pavarsisht nga vërejtjet që kishte marrë për Peter Handke, një figurë ekstreme që publikisht ka mohuar gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë dhe haptas ka dalë në mbrojtje të kasapit të Ballkanit, Millosheviqit!

Ideologjia që të ndahet mendimi rreth literaturës dhe politikës, nuk është e imja, deklaron ndër të tjera shkrimtarja Gun- Britt Sundsrom. Ndërsa, kryetari i Komitetit, Anders Olsson deklaroi se transformimi i metodave të punës vazhdon dhe se pret që vitin e ardhshëm do të bëhet më mirë!!!/21Media