Japonia me pasaportën më të fuqishme në botë, ja ku rënditet Kosova

Indeksi i Henley: Pasaporta japoneze tani është më e fuqishmja në botë

Pasaporta e Republikës së Kosovës rënditet e 97-ta sipas raportit të publikuar më 9 tetor 2018, i cili tregon se sa kufij mund të kalohen me këtë dokument udhëtimi.

Sipas Indeksit të Pasaportave të Henley-t, e përpiluar nga shtetësia globale dhe firma këshilluese e qëndrimit Henley & PartnersCitizens, qytetarët mund të udhëtojnë me pasaportën e Kosovës në 44 destinacione në tërë botën, shkruan rtv21.tv

Pa viza në Evropë, qytetarët e Kosovës mund të shkojnë vetëm në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni dhe Serbi. Ndërsa, më së shumti vende mund të shkojnë pa viza në shtetet afrikane.

Në tabelën e mëposhtme janë të rënditura vendet, në të cilat qytetarët e Kosovës mund të shkojnë pa viza.

Ndërsa, qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin pa viza në 182 destinacione.

Për dallim nga Kosova, sipas këtij indeksi Shqipëria rënditet e 49-ta, pra 48 pozita më mirë se Kosova. Qytetarët me pasaportë shqiptare mund të lëvizin pa viza në 114 shtete. Ndërsa, në 112 shtete tjera kërkohet që të kenë viza qytetarët me pasaporta shqiptare.

Nga vendet e rajonit, pasaporta e Serbisë qëndron më së miri, e cila rënditet në pozitën e 39-të, pastaj pasaporta e Maqedonisë në vendin e 43-të dhe e Malit të Zi në pozitën e 45-të.

Sipas Indeksit të Pasaportave të Henley-t, e përpiluar nga shtetësia globale dhe firma këshilluese e qëndrimit Henley & PartnersCitizens, Japonia tani ka pasaportën më të fuqishme në planet. Duke fituar qasje pa viza në Myanmar më parë këtë muaj, qytetarët japonezë tani mund të gëzojnë akses pa viza në 190 destinacionesh anembanë botës.  I dyti rënditet Singapori me 189 destinacione. Gjermania, e cila filloi 2018 në vendin e parë, tani është në vendin e tretë me 188 destinacione, të lidhura me Francën dhe Korenë e Jugut./21Media

 

Back to top button