Sipas shkallëzimit japonez me shtatë kategori, ky tërmet ishte me fuqi të kategorisë së katërt

Sipas shkallëzimit japonez me shtatë kategori, ky tërmet ishte me fuqi të kategorisë së katërt

Epiqendra e dridhjes ishte në ujërat e Oqeanit Paqësor, afër bregdetit të rajonit Chiba dhe jo shumë larg qyteteve kryesore, përfshirë Tokion dhe Shizuokan.

Agjencia Japoneze e Meteorologjisë e konfirmoi tërmetin, duke thënë se ai u regjistrua në orën 6 e 22 minuta sipas kohës lokale, përcjell rtv21.tv.

Dridhjet janë ndier edhe në kryeqytetin japonez. Dëshmitarët kanë thënë se ndërtesat janë dridhur dhe se kushtet në vend janë të rënda edhe për shkak të stuhisë.

Më shumë se pesë milionë njerëz pritet të zhvendosen nga vendbanimet e tyre në bazë të udhëzimeve që janë lëshuar nga autoritetet.

Rreth 57 mijë shtëpi kanë mbetur pa furnizim me rrymë në Tokio dhe rrethinën e tij, ndërsa ndërtesat në rajonin e Kansait, në të cilin gjendet qytetit Osaka, janë dëmtuar nga vërshimet. Një person ka vdekur pasi vetura e tij u rrotullua nga era e fortë.

Ky tajfun mund të jetë stuhia më e fuqishme që nga tajfuni “Kanogawa” i vitit 1958, nga i cili patën vdekur ose u patën zhdukur më shumë se 1200 njerëz/21Media