Një stuhi e fuqishme pritet ta godas Japoninë

Një stuhi e fuqishme pritet ta godas Japoninë

Japonia po përgatitet për një stuhie cila mund të jetë më e rënda në 60 vjetët e fundit.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka paralajmëruar se erërat që arrijnë 180 km/orë mund të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje të dheut.

Mijëra shtëpi tashmë janë pa energji elektrike dhe një person humbi jetën kur një makinë u përmbys në erëra të mëdha, transmeton rtv21.tv.

Dyqanet, fabrikat dhe rrjetet e trenave janë mbyllur ndërsa Kupa Botërore e Rugby dhe Grand Prix e Formula 1 po përballen me ndërprerje.

Hagibis do të arrijë në tokë afër Tokios më vonë të shtunën.

Autoritetet kanë bërë thirrje për evakuim në zona me rrezik të veçantë.

Edhe pse stuhia ishte akoma në det, erërat në formë tornado goditën Chiba, në lindje të Tokios, duke dëmtuar shtëpitë dhe duke rrëzuar një makinë ku edhe vdiq një person.

Hagibis, që do të thotë “shpejtësi” në gjuhën Filipine Tagalogisht, parashikohet të godasë ishullin kryesor të Honshu.

Mund të jetë stuhia më e fortë me të cilën vendi është përballur që nga Kanogawa Typhoon në vitin 1958, i cili la më shumë se 1 mijë e 200 njerëz të vdekur dhe të zhdukur./21Media