Japonia po përgatitet të dërgojë ushtarë në Korenë Jugore

Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të zhvillojë teste me raketa

Japonia do të përgatitet që të dërgojë ushtarë në Gadishullin Korean për të mbrojtur shtetasit e tij në rast të një krize që kërkon një evakuim, deklaroi ministrja japoneze e Mbrojtjes, Tomomi Inada.

“Nëse shfaqet në gadishullin korean një situatë që kërkon që shtetasit japonezë dhe të tjerë të evakuohen dhe nëse kjo nuk mund të realizohet nga mjetet që kanë në dispozicion, Tokio do të përgatitet të dërgojë forcat ushtarake”, deklaroi Inada.

Këto deklarata vijnë në një çast që Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të zhvillojë teste me raketa çdo javë dhe ku ekziston frika që regjimi komunist të vazhdojë me një test të gjashtë bërthamor./21Media

Back to top button