Sektori i arsimit në Kosovë është mjaftë i politizuar dhe ky politizim ka ndodhur nëpër secilin mandat qeverisës

Sektori i arsimit në Kosovë është mjaftë i politizuar dhe ky politizim ka ndodhur nëpër secilin mandat qeverisës

Kështu të paktën ka thënë në intervistën 45/45, kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jashari, i cili ka treguar nëse anon për ndonjë parti politike.

Jashari duke folur për të mirat dhe të këqijat e çdo qeverisje të deri tanishme në Kosovë, thotë se politika sistemin arsimor e ka dëmtuar.

“Po them me plotë gojën se politika në shkolla është shumë e pranishme dhe pikërisht politika e ka dëmtuar shumë sistemin arsimor në Kosovë…në të gjitha qeverisjet, SBASHK-u nëse do bënte një vlerësim të të qeverisjeve pa dashur t’u hy në hatër apo të armiqësohem me dikë, secila qeveri ka pasur momente dhe hapa konkret të mirë por edhe hapa konkret të këqinj ndaj arsimit. Kur ishte kryeministër Thaçi të gjithë mësimdhënësit e dinë se ai bëri një revulucion në paga, bëri një ngirjte të vazhdueshme, madje me trimëri edhe pse kishte bllokada nga institucionet ndërkombëtare, dhe e bëri pagën e arsimtarit të jetë më e dinjitetshme, mirëpo në kohën e tij kishte lëshime në shkolla kishte ndërtime shkollash politike sa për t’u lavdëruar deputeti se solli një shkollë në fshatin e tij e ku kërkesat për shkollë ishin mjaftë të vogla….Por edhe në qeveritë tjera kemi momente të mira në qeverinë Mustafa kis him përplasje pëpr 0.5 përqindshin, mirëpo kishim edhe mirëkuptim dhe e arritëm atë 0.5 për qindshin për çdo vit. Me kryeministrin Haradinaj tani në shkuarje kishim momente dhe bukur fërkime, sidomos me ministin Bytyqi kemi pasur vazhdimisht momente jo të këndshme ngase ai vepronte pa u konsulktuar me arsimtar dhe dhe me ne. Dilte në opinion me ide të cilat janë të parealizuara në Kosovë kryeministri Haradinaj është kogja meritor për ligjin e viteve të 90’ta”, thotë ai.

Sipas tij, mësimdhënësit që dalin në pensionim nuk po lejohen ta përfundojnë vitin shkollor ndonëse janë pensionuar, pasi që parititë politike po synojnë që ato vende të zihen nga bashkëpartiakët e tyre.

Kryetari i SBASHK-ut në anën tjetër ka thënë se ai nuk anon ndaj asnjë partie politike, por që do të jetë gjithmonë me atë qeveri e cila do punojë për përmirësimin e sistemit arsimor në vend.

Sipas tij, lehtësisht mund të vëretohet se ai nuk është me asnjë parti, pasi që asnjë nga fëmijët e tij nuk janë të punësuar edhe pse kanë përfunduar shkollimin.

“Jo nuk anoj se po të anoja  zgjedhja e ime e vetme do të ishte që të jap dorëheqje dhe të shkoj në shtëpi, pse po e them këtë? Ngase edhe ata që na kritikojnë  nuk e kam fjalën për mediat sepse ato mund të krijojnë një opinion të tillë nga deklaratat e institcioneve por ne kemi pasur sulme të tilla edhe në grevë dhe pas grevës të cilat do i përmendi por unë nuk guxoj të anoj ndaj asnjë parti ngase në numrin e përgjithshëm të punëtorëve të arsimit në Kosovë dhe numrin  e përgjithshëm të SBASHK-ut që janë 90 e më shumë për qind të punësuarve ne jemi të vetëdijshëm që ka të tillë që votojnë për PDK-në, të tjerët për Nismën ,pra ne  kemi një votë të ndarë mësimdhënësi voton për atë që do…nise shikohet historiku i SBASHK-ut ne në cilëndo qeveri kemi pasur greva edhe në qeverinë Mustafa….U pa që ne grevën më të gjatë kohëve të fundit e kemi mbajtur pikërisht, nuk vinte n ë pyetja frika  apo mos frikës ne nuk kemi pse tu frikësohemi institucioneve sepse nuk u kemi borxh asgjë, SBASHK-u nuk varet nga institucionet e Kosovës ato varen nga ne sepse na ne nuk mund të realizojnë….41 ’38 Rrahman Jashari nuk është me askënd, Rrahman Jashari është me atë që do vijnë në pushtet dhe do të punojnë për arsimin “, thekson Jashari.