Java e filmit shqiptar për 12 vjetor pavarësisë së Kosovës

Java e filmit shqiptar për 12 vjetor pavarësisë së Kosovës

Më 17 shkurt në kino ABC në Prishtinë, në orën 19:00 do të fillojë “Java e Filmit shqiptar”.

Mbrëmjen e parë do të shfaqet për herë të parë filmi “Skënderbeu”, i restaruruar dhe i përpunuar në laboratorët e Italisë. Janë ftuar personalitete publike dhe të kulturës. Pas shfaqjes së filmit do të organizohet një koktej debati.

Java do të organizohet nga Kosovafilmi (mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve) dhe Arkivi i Filmit Shqiptar.

Mbrëmjen e dytë, do të shfaqet filmi “Nëntori i dytë”, i regjisorit të famshëm Viktor Gjika (i ndjerë) dhe “Tomka dhe shokët e tij”.

Filmi “Nëntori i dytë” është restaruruar e përpunuar në SHBA.