Nga 20 deri më 24 dhjetor

Nga 20 deri më 24 dhjetor

Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Nacional Shqiptar dhe Shtëpinë e Kulturës, për vitin e dytë me radhë organizojnë Javën e Filmit të Kosovës në Bujanoc. Nga 20 deri më 24 dhjetor do të shfaqen katër filma të metrazhit të gjatë dhe dy të metrazhit të shkurtër të realizuar në vitet e fundit në Kosovë.

Në njoftimin e Qendrës Kinematografike të Kosovës thuhet se java e filmit do të hapet me filmin e propozuar nga Kosova për çmimet OSCARS, “Zana” nga Antoneta Kastrati, dhe do të vazhdoj me filmin “Echo” nga Dren Zherka, “Pranverë e Paharruar në Fshatin e Harruar” nga Kushtrim Bekteshi, “Babai” nga Visar Morina, “Në mes” nga Samir Karahoda, dhe “Shok” nga Jamie Donoughue.

Filmat do të shfaqen në Shtëpinë e Kulturës çdo ditë nga ora 18:00./21Media