Shfaqja e pazakontë ishte pjesë e një projekti për rehabilitimin e të burgosurve

Shfaqja e pazakontë ishte pjesë e një projekti për rehabilitimin e të burgosurve

Në Javën e Modës në San Paulo sfiluan modelet më të mira me veshjet e stilistëve më me emër. Por, të mërkurën sfilata është zhvendosur në burgun e sigurisë së lartë të Adriano Marrey.

Të burgosurit sfiluan për të prezantuar koleksionin e rrobave të diznejuara nga stilistët, të cilët po ashtu janë të burgosur.

Oborri i burgut u kthye në një pasarelë ku u prezantuan koleksionet shumëngjyrëshe të punuara me grep.

Stilistët ishin ulur rreth mureve duke admiruar punën e njëri-tjetrit. Ndërsa disa të tjerë po ende po përfundonin krijimet e tyre.

Stilistët vendosën që rrobat të kishin shumë ngjyra për të thyer ngjyrën gri të mureve të burgut.

Shfaqja e pazakontë ishte pjesë e një projekti për rehabilitimin e të burgosurve duke i mësuar ata të thurin me grep.

Programi është futur në burg prej tre vitesh dhe ishte ideja e stilistit brazilian, Gustavo Silvestre, raporton Oranews.

Të burgosurve që i bashkohen programit, i ulet dënimi me nga një ditë për çdo 12 orë kurs që bëjnë.

Shumë nga të burgosurit po vuajnë dënime për krime si trafikim droge apo vjedhje.