Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës,  njofton se nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu të intensitetit të dobët.

Po ashtu IHMK bën të ditur se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 9m/s./21Media