“Mbroje,pengo,vaksiono!”

Ngjarja është me karakter zbavitës dhe informativ me qëllim të përkujtimit të beneficioneve nga vaksinat

Me moton “Mbroje, pengoje, vaksino!” në Maqedoni sot do të shënohet Java evropiane e imunizimit, në organizim të Ministrisë së Shëndetësisë, e në bashkëpunim me Zyren e Organizatës botërore të shëndetësisë në Maqedoni dhe Shtëpinë e Shëndetit – Shkup.

“Një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë është kujdesi për shëndetin e fëmijëve, dhe në këtë drejtim në mënyrë të vazhdueshme punojmë në përsosjen e kalendarit për imunizim. Posaçërisht me rëndësi është vendosja e vaksinave polivalente, me të cilat në mënyrë të konsiderueshme do të zvogëlohet numri i vaksinimieve gjatë vitit të parë të jetës së fëmijëve. Me vetëm një vaksinim më të rinjtë do të mbrohen nga shumë sëmundje, ndërsa me vaksinimin e rregullt arrijmë imunitet kolektiv dhe gjendje stabile polivalente. Nga fillimi i vendosjes së vaksinave polivalente janë shfrytëzuar 80.000 doza nga vaksinat pesëvalente dhe gjashtëvalente”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Prindërit, shtojnë prej aty, kanë mundësi falas t’i vaksinojnë fëmijët dhe me vaksinë kundër sëmundjeve streptokok, e cila është e obliguar dhe është e dedikuar për fëmijë të moshës gjashtëjavore deri pesëvjeçare. Kjo vaksinë, potencojnë nga Ministria e Shëndetësisë, mbron nga më shumësëmundje, siç janë pneumoni të rënda, ndezje të veshit, meningit, posaçërisht te fëmijët e vegjël dhe fëmijët me imunitet të zvogëluar.

Ngjarja është me karakter zbavitës dhe informativ me qëllim të përkujtimit të beneficioneve nga vaksinat dhe fakti se me ndihmën e vaksinave janë eliminuar dhe në masë të madhe janë reduktuar shumë sëmundje të rënda, siç janë variola vera, difteria, paraliza dhe sëmundje tjera infektuese./21Media

Back to top button