Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 16:00

Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 16:00

Java e parafundit e elitës së futbollit tonë nis sot me katër sfida shumë të rëndësishme për titull e mbijetesë.

Lideri i klasifikimit, Feronikeli, luajti në udhëtim te Llapi që tashmë ka humbur gjasat për titullin kampion.

“Prishtina nuk bëhet kampion”, deklaratat e Tahir Batatinës dhe kërkesat e tifozëve të Llapit që skuadra të mos japë maksimumin ndaj Feronikelit, kanë ngjallur disa dyshime para kësaj sfide. Mirëpo, terreni i “Zahir Pajazitit” do t’i largojë të gjitha dyshimet sot prej orës 16:00. E në të njëjtën kohë, Prishtina është nikoqire e Trepçës ’89.

Mitrovicasve iu duhet medoemos minimalisht një pikë për të shpresuar mbetjen në elitë, derisa gabimi eventual i Prishtinës dhe triumfi i Niklit do ta bënte kampion ekipin nga Drenasi. Kësisoj, djemtë e Mirel Josës janë të detyruar të fitojnë. Derisa në Podujevë e Prishtinë diskutohet titulli, në Skenderaj luhet një sfidë për “jetë a vdekje”.

Drenica e Ballkani zbresin në fushën e “Bajram Aliut” për të marrë pikët e ikjes së barazhit. Për qëllim të njëjtë do të luftojë edhe Flamurtari, që viziton sërish Gjilanin, kësaj radhe për t’u ballafaquar me Dritën.

Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 16:00.