Sllovenia mbështetë negociatat

Sllovenia mbështetë negociatat

Republika e Maqedonisë së Veriut, meriton fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkim Evropian. Kështu deklaroi sot në Manastir ambasadori slloven Milan Jazbec.

Sllovenia në samitin e ardhshëm të Këshillit Evropian do të japë mbështetje direkte për fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Union, ndërsa kryeministri slloven Marjan Sharec atë do ta bëjë edhe javën e ardhshme  kur do të qëndrojë në vend, paralajmëroi Jazbec.

Sllovenia është mbështetës i madh i Maqedonisë së Veriut për fillim të negociatave me BE-në dhe ne për dy javë presim dritë të gjelbërt nga Këshilli Evropian. Mbështetja jonë edhe njëherë si dhe shumë herë deri tani  do të konfirmohet edhe javën e ardhshme kur për vizitë zyrtare  në Shkup do të vjen kryeministri slloven Sharec dhe ai do të mbajë takim  në vigjilje të Samitit. Ne edhe njëherë do ta konfirmojmë mbështetjen sllovene, ndërsa në Samit  do të transmetojnë informacione më të freskëta  dhe përshtypje  për atë se sa është bërë në vend. Republika e Maqedonisë së veriut, tani, sot, në këtë moment meriton fillim të negociatave dhe atë më shumë se kurrë më parë”, deklaroi Jazbec.

Ambasadori në Manastir merr pjesë në simpoziumin ndërkombëtar, ku theksoi se Slloveninë me këtë qytet  e lidh historia e madhe dhe tradita që daton nga viti 1913./TV21