Capital T me projekt të ri

Capital T me projekt të ri

Reperi i mirënjohur shqiptar, Capital T për ditën e të dashuruarve ka publikuar projektin e ri. “Je T’aime”, titullohet kënga, klipin e së cilës e ka realizuar në qytetin e dashurisë, në Paris.

Për tekstin e këngës është kujdesur vet artisti, ndërsa muzika është punuar nga BoBeatz dhe Cano.

Projektin e tij të fundit Capo e publikoi më 15 janar. “600PS”, deri më tani arriti mbi 4 milionë klikime në YouTube./21Media