Rrugë e Kombit që i nxori telashe tërë kombit

Rrugë e Kombit që i nxori telashe tërë kombit

Ajo që ndodhi  këto ditë në hyrje të Tunelit të Kalimashit n Shqiperi, ato protesta të kuksjanëve dhe të fshtrave përreth patën jehonë edhe në Kosovë. Fjala ishte për taksën rrugore që qeveria shqiptare e përcaktoi për përdoruesit dhe qarkulluesit në këtë rrugë që nga 5 euro e më lartë sipas kubikazhës së automjetetit. Pati edhe pershkallëzime të situatës, edhe disa dhjetëra protestues që ende po mbahen të arrestuar, ndërkaq që gjatë mbrëmjes së sotme protesta “zbriti” deri në rrugët e Tiranës….

Pra, ky është shkurtimisht epilogu i papërfunduar i protestave të sotme i qytetarëve që organizuan në në afërsi  të Tunelit të Kalimashit në Rrugën e Kombit.

Si e përjetuan kosovarët këtë protestë , qëllimin e saj por edhe pasojat e saj, shikuar nga aspekti politik dhe ai ekonomik, morëm dy prononcime per Portalin 21 MEDIA nga z.Safet GËRXHALIU,kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës dhe nga politologu i njohur z.Ramush Tahiri.

Safet Gëxhaliu, kryetar i OEK:

-Është e vërtetë se raportet ekonomike ndërmjet dy shteteve e të një populli të ndarë siç jane ato ndërmjet Kosoves dhe Shqiperise janë nen hijen e politizimit te skajshem, politizim ky qe eshte ne funksion te grupeve te caktuara te interesit e jo te nje rrafshi horizontal ku perfitojne te gjithe ne Shqiperi por edhe Kosova. Kete takse qe eshte vene per kalimin e Kalimashit e Rruges se Kombit e kemi quajtur si takse te turpit  dhe takse te firmes Kastrati sepse ne kete drejtim me se paku fiton populli e edhe me pak Kosova dhe komuniteti i biznesit kosovar!

E tera kjo po ndodh ne nje kohe mjaft te rrezikshme per Shqiperinë sepse përveç përqarjeve dhe diskriminimit rajonal brenda Shqipërisë siç qe rasti me Kuksin, Mirëditën e raste te tjera po ndodh ne kohën kur auto rruga Prishtinë-Shkup-Selanik eshte ne perfundim e siper dhe Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim financon modernizimin e hekurudhës që lidh Kosovën me Malin e Zi dhe atyre në drejtim të Tivarit që nënkupton përveq largimit të turistëve kosovarë nga Shqipëria që për fat të keq nuk kanë qenë aq të dëshiruar, tani do të kemi ëvizje në transport dhe shërbime të cilat i ka afruar me parë porti i Durrrsit dhe fal kësaj farse dhe procedurave burokratike me siguri alternativa do të jenë porti i Tivarit dhe ai i Selanikut.

Ajo çka eshte aktuale eshte fakti se kur dy luftojnë i treti fiton dhe në këtë drejtim po hapet një hapsirë për të deprtuar edhe me teper mallerat e Serbise por edhe te vendeve te rajonit që me siguri se do t i zëvendësojnë importet nga Shqipëria që janë përafërsisht 200 milionë euro. Prandaj mendoj se taksa duhet të vihet por duhet të jetë shumë më e ulët se kjo që po zbatohet sepse kjo autorrugë nuk i plotëson stadrardet e të qenit autorrugë nga vet fakti se ka shumë ura të pakryera, nuk ka mbrojtëse anësore dhe në momente të caktuara të papritura has në aq shumë shtazë  të ndryshme sa që e krijon bindjen se je në një kopsht zoologjik. Por, mendojmë se Shqipëria dhe Kosova  do të mbijetojnë dhe do ta avancojnë bashkëpunimin ekonomik në të ardhmen mu për inati të politikëbërësve dhe armiqëve të tyre.

Ramush TAHIRI, politolog:

– Protesta ne Rrugën e Kombit tregon politizim të skajshëm të shoqërisë shqiptare që një qështje administrative si është pagesa për kalimin e rrugës mund të hapë qështje me të ndryshme por që edhe pakënaqësitë e shprehura të dalin jasht kontrollit. Karakteristikë është protestë e përbashkët edhe bukur masovike e qytetarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës që edhe nuk ka qenë ndonjë e gjetur si fakt në protestat e përbashkëta politike e as në manifestimet kulturore. Pra një unitet ne motive ose interesa të përbashkëta.

Gjithëmonë është debat i gjatë a duhet pagesa të bëhet kështu si është vendosur dhe nëpërmjet ndonjë kompanie private apo publiko private ato kalimi i rrugëve të jetë pa pagesë dhe taksa të vilet ne format e tjera si taks rrugore gjatë regjisttimit të automjetit apo ne forma të ndryshme të tatimimit ekstra të prodhimeve të caktuara. Në disa shtete për shkak të fizibilitetit të rrugës kompania e kontraktuar kompenzohet nga shteti për pjesën që është e paraparë në kontratë për njësi ditore të qarkullimit që del më e vogël se parashikimi.

Gjithashtu rruga që paguhet duhet të ketë rrugën alternative që mund ta shfrytëzojnë qytetarët lirisht e pa pagesë. Shteti është i obliguar qytetarëve tu siguron qarkullim të lirë e të përshtatshëm në të gjitha destinacionet brenda shtetit. Sido që të jetë pagesa e Rrugës së Kombit për të gjithë qytetarët pa dallim shtetas ose jo mund të jetë problem që sjell tensione të vazhdueshme dhe konfrontime të banorëve me punonjësitë e kompanisë menagjuese të saj por edhe të mekanizmave të shtetit, që duket vështirë e zgjidhëshme. E gjithë zona më herër ishte në kuadër të një Prefekture të Kosovës, që kishte edhe deputetët e saj të zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë.

Sigurisht në dhjetë vjetët e ardhshme kjo zonë andej e këndej kufirit do të integrohet ndërmjet vedi si interes zhvillimor , pavarësisht qendrave Tiranës ose Prishtinës. Kjo për faktin se qytetarët përcaktojnë nevojat e veta pavarësisht politikave shtetërore që mund të jenë të favorshme ose të disfavorshme për zonat e caktuara. Evropa ka shume shembuj të mirë të nhë bashkëpunimi të tille. Protesta e dhunshme në Kalimash prishi postbloqet dogji pikat e pagesës që do të thotë se qytetarët nuk do të pakuajnë rrugën deri në rivendosjrn e tyre së paku për një muaj ose mundet edhe për gjithë sezonën e sivjetshme turistike, derisa edhe të gjindet një zgjidhje me banorët e zonës të cilët duhet të jenë të liruar nga pagesa përderisa nuk kanë rrugë të tjera alternative te cilat mund t i shfrytëzojnë./21Media